Kërnackat e Korçës mund t’i përgatisni në çdo kohë, si një drekë të shpejtë apo shoqëruese për çdo rast.  Koha e përgatitjes është vetëm 60 minuta. Por cili është sekreti?

Në krahasim me recetën tradicionale, kërnackat bëhen vetëm me mish dhe erëza, pa përdorur bukë të ndenjur, të njomur në ujë.

Përbërësit:

  • 550 g mish viçi i grirë
  • 1 kokërr mesatare qepë të grirë
  • 3 thelpinj hudhër të shtypur
  • 1 kokërr vezë
  • Erëza (rigon, nenexhik)
  • Pak majdanoz të freskët
  • Piper
  • Kripë sipas dëshirës


Përgatitja:

  • Vendosni në një enë mishin e grirë dhe një qepë të grirë hollë, hurdhrat e grira ose të shtypura, vezën dhe majdanozin. Shtoni kripë dhe piper sipas dëshirës dhe erëzat. Punojeni me duar për 5 minuta sa të bëhet një masë e plotë.
  • Ndajini në pjesë dhe punojini në formën e kërnackave, pak më të gjata se qoftet rrumbullake.

E vetmja mënyrë sesi piqen kënackat tradicionale është në zgarë me prush. Kjo i jep shijen karakteristike dhe të freskët të pjekjes. Por nëse nuk mund t’i piqni kështu, atëherë vendosini një nga një në tepsi të lyer me pak fare vaj, në mënyrë që të mos jenë shumë të ngjitura me njëra - tjetrën.

Koha e pjekjes nuk është më e gjatë se 20 minuta, derisa të marrin ngjyrën karakteristike.

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit