Një friturë 15 minutëshe me spinaq dhe domate është propozimi ynë për sot. Ky version është i mbushur me perime, bëhet gati në një kohë të shkurtër dhe ju përfitoni 23 gram proteina.

Receta më poshtë është e përshtatshme për 4 persona:

Përbërësit: 

  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 20 feta spinaq ( të larë e të grirë imët)
  • 2 qepë të njoma të prera hollë
  • 3 vezë
  • 5 të bardha vezësh
  • 100 gram salcë domatesh të freskëta
  • 4 feta mozzarellë
  • 4 feta bukë të thekur

Përgatitja:

  • Në një tigan me pak vaj ulliri skuqni qepën derisa të zbutet. Pasi të jetë gati e kaloni në një tas të madh. Shtoni spinaqin, vezët dhe të bardhat e vezëve. Shtoni bukën e thërrmuar dhe me anë të një piruni i rrihni mirë.
  • Masën e krijuar e shtroni në një tavë. Sipër vendosni salcën e domateve dhe djathin. I fusni në furrë në temperaturë 180 gradë për 6-7 minuta. Pas kësaj e prisni në trekëndësha të vegjël dhe pjata është gati për tu shijuar.

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit