Vaji esencial i livandos ka veti mjekësore, të tilla si: redukton depresionin, përmirëson pagjumësinë dhe të lehtëson dhimbjet e kokës. Ja si ta përgatisni limonadën e shijshme dhe kurative me livando:

Përbërësit:

  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • disa pika vaj esencial livando (për gatim)
  • 1/2 lëng limoni
  • 8 gota ujë 

Metoda e përgatitjes:

Limonata e shijshme e livandos është jashtëzakonisht e lehtë për t'u përgatitur. Gjithçka që duhet të bëni është të përzieni të gjithë përbërësit në një gotë dhe t'i shtoni disa kuba akulli. 

Rekomandime:

  • Përzieni 5 deri në 6 pika vaj esencial livandoje në vaskën ku do të bëni banjo.
  • Përhapni 10 deri në 12 pika të vajit të livandos në ajër gjatë kohës ku punoni për të lehtësuar stresin e ditës!

 

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit​