Sinoziti akut përfshin simptoma të tilla si rrjedhja e hundëve, hundë të zëna, dhimbje koke që fillojnë papritmas dhe nuk zhduken as pas 10-14 ditësh. Në shumicën e rasteve, kjo gjendje zgjat 4 javë ose më pak.

Sinoziti shfaqet me inflamacion të sinuseve dhe ndodh që përsëritet edhe disa herë në vit. Zakonisht, trajtimi për sinuset përfshin përdorimin e antibiotikëve, ndonëse këto të fundit mund të shkaktojnë efekte anësore. Prandaj, opsioni më i mirë është të përdorni mjete natyrale si ky që sugjeron artikulli: 

Përbërësit e nevojshme:

  • ¼ filxhan uthull molle
  • ½ filxhan me ujë kokosi
  • 1 lugë gjelle piper i kuq
  • 1 limon i shtrydhur
  • 1 lugë gjelle mjaltë 

Udhëzimet:

  1. Ngrohni ujin e kokosit dhe hidheni në një gotë të madhe.
  2. Shtoni uthullën e mollës dhe përziejeni mirë.
  3. Lëreni të ftohet, pastaj shtoni mjaltin dhe piperin e kuq. Përziejeni përsëri.
  4. Në fund, shtoni lëngun e limonit.

Për rezultate më të mira, konsumojeni këtë pije esëll para se të hani mëngjes dhe natën vonë, para se të shkoni në shtrat.

 

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit​