Ia njohim fëmijët, bashkëshortin, mamanë e vjehrrën, por për babanë Blerina Bombaj nuk kishte folur më parë. Sot na prezantoi përmes Instagramit denjësisht me Vasil Bombajn, i pari shqiptar që ka shkuar me studime në Sorbonë të Parisit dhe ka mbaruar shkëlqyeshëm. Por si shumë njerëz të tjerë me kulturë evropiane, regjimi i kohës i persekutoi.  Ai sot është pensionist dhe qetësinë e ka gjetur krah së bijës, ku kujdeset për punët e fermës bashkë me gjithë familjen. Ja se ç’shkruan Blerina për të.

Ky është Vasil Bombaj, babai im, studenti i parë shqiptar qe shkoi për studime të larta ne Sorbonë te Parisit dhe qe mbaroi shkëlqyeshëm. Pas kthimit, u persekutua nga regjimi për shkak te sjelljes së një biblioeke prej 1000 librash te literaturës frenge dhe nje gramafoni. Pas nje jete të vështirë dhe me shume luftëra, ai ka gjetur qetësinë e tij perkrah meje, duke u marre me token krahas pasionit te tij te përjetshëm - librave! Te kesh prindër të tillë, punëtorë e te ndershëm, të kulturuar e te përkushtuar, është nder dhuratat me te bukura qe Zoti i fal njeriut në këtë jetë! (Na falni për veshjen por jemi duke korrur barin nen ullinj)"

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit