Arditi është shfaqur gjithmonë elegant në ekran dhe sa herë që ndjen se ka vënë disa kile, mikesha dhe bashkëpunëtorja e tij Blerina Bombaj është aty për ta ndihmuar. Madje, në një postim që bëri dje në Instagram deklaroi se një muaj që provoi ta mbante dietën vetën, jo vetëm që s’u dobësua por shtoi tre kile. E meqë po vjen dhe plazhi, ai u rikthye tek dieta e Blerinës, sepse siç tha dhe vetë janë të ndara gjërat në jetë.

Po ndonjëherë rregullat janë për t’u thyer. Problemi është se Arditi nuk i theu pas disa ditësh apo disa javësh, por vetëm pak orë mbasi bëri premtimin. Ajo që e detyroi të mëkatonte ishte Manjola Nallbani, e ftuar tek ‘Për drekë me mua’ e cila kishte gatuar një ëmbëlsirë me frut pasioni. Arditi e postoi videon në Instastory ku duket i mrekulluar. Në fakt, s’ka dhe aq faj Arditi. Nga sa shohim në foto mëkati i vërtetë është ta lësh pa provuar.

 

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit