Një pjatë me origjinë Spanjolle e qujtuar “Paella”, ishte zgjedhja e moderatores Alketa Vejsiu për të ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.

“Spanish do it go, so good! Ishte përshkrimi i saj për këtë foto.

Shije vendosi kështu, të sjellë për gjithë ndjekësit e saj recetën e paellës.

Përbërësit:

  • 3 lugë gjelle me vaj ulliri
  • 1 qepë të grirë imët
  • 1 lugë çaji me kripë
  • 1 spec jeshil
  • 6 salcice të forta dhe pak pikante
  • ¼ lugë çaji me piper të kuq
  • 350 gram mish pule, pa kocka dhe pa lëkurë
  • ¼ lugë çaji me piper të zi
  • 1 filxhan me orzo (lloj makarone)
  • 2 lugë gjelle me lëng limoni
  • 1 domate, e prerë në kubikë dhe pa lëkurë
  • ½ filxhan kafe me borzilok të freskët

Përgatitja:

  • Në një tigan me vaj ulliri skuqni qepën, me kripë dhe piper. E lini për gati 10 minuta.
  • Tani ngrini temperaturën, shtoni salçicet e prera në copa të vogla, specin, mishin e pulës, pak piper të zi dhe e lini derisa ta shikoni që mishi i pulës është gati.
  • Mbulojeni tiganin dhe e hiqni nga zjarri. Transferojeni masën në një masë qelqi për tu ftohur.
  • Ndërkohë në një tenxhere me ujë të valuar dhe kripë, shtoni orzon për tu zierë. E lini rreth 12 minuta.
  • Në fund, pasi të jetë gati ia shtoni enës ku më parë vendosët pulën.
  • Kujdes: Orzo, duhet të jetë i thatë tërësisht nga uji!
  • E trazoni mirë masën, i shtoni lëngun e limonit, domaten, dy lugë vaj ulliri, pak kripë dhe borzilokun.
  • E përzieni mirë dhe shijojeni. Sallata “paella” është gati!

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit​