Këtë të diel na ra rasti të shohim Orindën si zonjë shtëpie dhe amvisë në rubrikën ‘Për drekë me mua’ të programit ‘E diela shqiptare’. Të ftuara në shtëpinë e Orindës ishin Iva Tiço, Eni Vasili dhe Blerina e cila është bashkëpunëtore e kësaj rubrike. Duke qenë se përshtypjet nga kjo drekë ishin të shkëlqyera dhe të ftuarat e vlerësuan maksimalisht, për të gjithë ata që u bënë kuriozë për recetat e sakta, Orinda i postoi ato në Instastory-n e saj.

Pjata 1

Sallata

Vendosni të ziejë 400 ml ujë. Psi të ketë vluar hidhni 170 gram Quinoa, (si masë orizi thuajse) e cila duhet të zbutet. Nëse shikoni që ka pirë ujin dhe është prapë pak e fortë (që nuk kapërdihet), shtoni dhe pak ujë dhe lëreni të ziejë. (Pra, unë asnjëherë s’ia qëlloj me masë se varet edhe nga quinoa). Pritni në kubikë dy feta salmon (hiqini gjembat dhe lëkurën), dy kërpudha pritini hollë dhe skuqini të dyja derisa të bëhen. Përziejini me quinoan që është e nxehtë dhe nëse keni kohë të ftohen në ftohës, në të kundër në freezer për 20 minuta. Ndërkohë prisni në kubikë 2 speca jeshilë e dy të kuq dhe mangon e plotë. Nxirrni nga frigoriferi quinoan, shtoni dhe këto 3 përbërës, përziejini dhe u bë.

Pjata 2

Supa

Përbërësit: 6 karota, 2 fije selino, 1 patate e ëmbël. Priteni në kubikë selinon, në feta karotat dhe patatet. Pataten futeni në furrë që të zbutet deri në momentin që të jetë bërë selino dhe karotat. Skuqni në vaj ulliri kubikët e selinosë, kur të fillojnë të zbuten hidhni karotat, shtoni piper, kripë (në vend të kripës edhe një koncentrat perimesh nëse doni), në fund i hedh pak gjalpë për të bashkuar shijet. Hidhini të gjithë përbërësit në një tenxhere, hidhni ujë aq sa t’i mbulojë të gjiitha perimet (një gisht më shumë ndoshta). Ziejini për 10 minuta maksimumi, derisa të fillojë vlimi. Provojeni shijen e ujit. Nëse ka nevojë sërish për kripë, hidhini sipas dëshirës. P.S. Vajin e ullirit ia hidhni sipas dëshirës. Në fund futeni në blender.

Pjata 3

Njoki

Për këtë recetë duhet një gjoks pule, 1 kuti Pesto, patate e ëmbël e prerë hollë, djathë mozarella për pizza. Zjen pulën, e lë të ftohet pak, zjen një pako njoki dhe mban pak nga uji i tyre. Ndërkohë në një tavë, vendos të prerë hollë pataten e ëmbël  që ta mbulojë gjithë sipërfaqen dhe anësoret. Futi në furrë patatet e ëmbla që të zbuten. Ndërkohë përgatit salcën. Pulën bëjeni fije-fije, hidhni kutinë e pestos (mund t’i hidhni dhe më shumë se një kuti, sipas dëshirës), më pas hidhni mozzarelën dhe përziejini me njëra-tjetrën. Më pas hidhini në tigan që të shkrijë pak djathi dhe shtoni dy garuzhe nga uji i njokit. Pasi keni përfituar një masë të mirë salce, shtoni njokit dhe përziejini të gjitha. Të gjithë përbërjen hidheni më pas në tavën me bazë patate të ëmbël, sipër shtoni dhe ca feta mozzarela, sprucoojini me pak kanellë për aromë (sipas dëshirës dhe kjo e fundit). Futeni në furrë me 170 gradë celsius. Nëse e ka si proces dhe grillin ndezur aq më mirë se thekërrohet tamam. Kohëzgjatja 15-20 min maksimumi, sa të shihni që ka shkrirë djathi dhe ka ndryshuar ngjyrë.