Mos u habisni kur ta shihni në rrugë e t'ju dalë jashtë çdo parashikimi! Ajo është Sara Kolami pa as më të voglin dyshim! 

Instagrami mund t'ju ketë servirur foto të ndryshme të moderatores teksa konsumon junk food, por ç'rëndësi ka kjo kur Sara mbetet me po të njëjtat linja dhe forma?!

Në postimin e fundit të saj në rrjetin social Instagram e shihni duke ngrënë patate dhe pita, ushqim që moderatoret e tjera nuk e kanë "luksin" ta konsumojnë, gjithmonë nëse duan ta vazhdojnë punën e tyre në televizion! Për Sarën gjërat qenkan shkruar ndryshe dhe s'qenka punë inati...

Nëse e ftoni për një suqllafe, picë, patate ka shumë pak gjasa t'ju refuzojë...vetëm nëse ka ndonjë arsye personale! Epo mund të themi që më në fund miti u thye! Edhe prezantueset hanë ushqim që konsiderohet jo i shëndetshëm, por tundues! 

 

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit​