Në këtë periudhë të vitit rruga e vjetër Elbasan- Tiranë, e ashtuquajtur Rruga e Krrabës, zbukurohej nga vargjet e kuqe me qershi pothuajse në të gjithë gjatësinë e saj pranë fshatit Petresh.

Por ndërtimi i rrugës së re e shkretoi këtë zonë, ndërsa fermerët e fshatit nuk kanë treg për qershitë.

Shitja buzë rrugës dikur ishte një treg i garantuar për këtë zonë, ndërsa sot shumica e qershive shkon kot.

E ndërsa 1 kg qershi sot në kryeqytet është 600 leke, në këtë zonë qershitë hidhen për mungesë tregu dhe duhet përmendur se Petreshi ndodhet vetëm 10 km nga Elbasani dhe rreth 40 km nga Tirana.

Zona prodhon më shumë se 250 kuintalë qershi çdo vit, investim i cili nisi në atë kohë kur tregtimi edhe pse buzë rruge, ishte i garantuar.

Marrë nga Top Channel