Këtë të diel, tek rubrika ‘Për drekë me mua’, zonjë shtëpie ishte Iva Tiço.  Që Iva gatuan mirë dhe e ka pasion gatimin, nuk është gjë e re, megjithatë, me recetën e mishit me perime ajo ia doli t’u ngacmonte nepsin jo vetëm të ftuarave, por edhe shumë zonjave që e ndoqën nga shtëpia dhe i kërkuan recetën në inbox. Përmes një postimi në Instagram, Iva Tiço ndau me ne recetën të cilën ia ka mësuar kolegu i saj, Kel Demi. Merrni letër e laps dhe shkruani:

"Për të gjitha zonjat që më kanë shkruar ne inbox, po postoj recetën e mishit, sic ma ka mësuar Kel Demi. Pastrohet kondrafileto nga të gjitha pjeset e lekures ose dhjami dhe skuqet në tenxhere gize ose balte nga te gjitha anet ne zjarr te ngadaltë. Shtohet selino ne copa te medha, nje gjysme finok, qepe, karrote, hudhra, dy tre domate të thara dhe nje tufëz e përgatitur me rozmarinë, dafinë, mente, te gjitha të lara dhe te thara, kokrra piperi të kuq dhe te zi. Po ne zjarr te ngadalte skuqet nga nje cerek ore ne cdo anë. Shtohet një shishe vere te kuqe, dhe zjehet ne zjarr te ndadalte nje orë ose nje orë e gjysmë, derisa mishi të zbutet. Hidhet kripë dhe futet ne furrë pa kapak dhe piqet nga rreth gjysmë ore në çdo anë. Pasi mishi ftohet, pritet në feta dhe lëngu i kulluar i hidhet sipër."

Kush ta gatuajë recetën, le të na shkruajë!

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit