Demi

Dielli është në shenjën tënde që nga prilli dhe kjo gjë ka sjellë shumë besim tek ty dhe shumë benefite sentimentale. Por nga 20 maji dielli shkon tek Binjakët, megjithatë kjo nuk do të thotë se do të humbisni besimin dhe fuqinë e joshjes, por përkundrazi do të fitoni edhe nga pikëpamja financiare. Mund të shijoni shumë përfitime financiare, por edhe përfitime në punë. Nga 15 maji, Urani kap marshin tuaj duke ju sjellë prosperitet në vendin e punës. Është dhe një moment i mirë për të ndryshuar punë, kështu që kujdesuni të mos merrni një vendim të gabuar.

Binjakët

Pjesa më e madhe e muajit do t’i dedikohet prosperitetit financiar dhe sentimental. Ndiheni të lidhur me ndjenjat dhe emocionet tuaja dhe keni një botë të brendshme plot me oportunitete për t’u shpalosur. Falë Uranit keni oportunitetin të mësoni shumë gjëra të reja për qenien tuaj, por edhe se si të përmirësoni problemet që deri më tani ju kanë bezdisur. Do të ndjeni një energji të fortë, por pozitive që do të zërë vend në karrierën tuaj, në situatën financiare dhe në jetën sentimentale. Venusi do t’ju ndihmojë të jeni joshës në nivele të paparashikueshme, kështu që s’do të keni probleme për të bërë për vete dikë.

Bricjapi

Për ty, maj do të thotë argëtim. Argëtim me miqtë, partnerin, punën. Është koha të jeni mirë, të bëni vetëm gjërat që ju japin sadisfaksion maksimal dhe ju bëjnë të ndiheni të realizuar në ndjenjat tuaja. Të gjitha këto gjëra amplifikohen nga prezenca e Uranit i cili do t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë se cilat gjëra ju bëjnë të lumtur. Ky proces do t’ju mësojë edhe si të rrisni energjitë tuaja, por pa u konsumuar shumë dhe pa shumë punë. Urani mund t’ju ndihmojë të kuptoni se ç’të bëni me jetën tuaj në vazhdim. Ndoshta tashmë keni një punë që nuk po ju bën të lumtur ose po e çoni dëm talentin tuaj. Me Uranin pranë, keni mundësinë t’i ndryshoni gjërat për t’iu afruar realizimit të ëndrrave tuaja.

 

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit