Stili i Aurelës në veshje e make up gjithmonë na ka impresionuar. Na është dukur edhe i çuditshëm në shumë raste, por në shumë raste ka qenë dhe avantguard dhe stili i saj është komentuar për ditë e muaj me radhë. Nisur nga look-u i artisteve të Met Gala me ‘dress code’ simbolet fetare, Aurela na kujtoi se me një pamje të tillë ishte shfaqur që në vitin 2013, në dasmën e saj. Kurorën e bardhë si të artisteve ia kishte dizajnuar Joni Peçi. Edhe pse shumë njerëz mund ta kenë parë si një kurorë me ca shtiza, looku i saj ishte 6 vite para Met Gala.

Gjithashtu ajo na ka sjellë në vëmenje edhe fustanin e famshëm bardhë e zi krijuar nga Rezarta Skifteri gjatë performancës të këngës ‘Jetoj’ në festival, frymëzuar nga teksi i këngës ‘Me gjysmën e vetvetes na shkoi jeta’. (Fotot ne galeri)

 

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit