Food for Tomorrow është një iniciativë e cila synon të lidhë dhe fuqizojë të rinjtë e talentuar në Ballkanin Perëndimor dhe Suedi dhe të ndihmojë idetë e tyre të konkretizohen në projekte për një të ardhme të qëndrueshme për ushqimin.

Mënyra si ne hamë ndryshon botën. Mënyra se si veprojmë në lidhje me ushqimin na prek në çdo nivel. Dihet tashmë nga të gjithë ne që ka problematika të shumta në industrinë ushqimore. Ne kemi nevojë për ndryshime të mëdha, zgjidhje inovative që tregojnë një sistem të qëndrueshëm të furnizimit me ushqime.

Ne gjithashtu kemi nevojë për mënyra të reja të të menduarit për ushqimin: si hamë, pse hamë atë që pregatisim dhe si mund të lëvizim në drejtime të reja në trajtimin e çështjeve ushqimore që ndikojnë në shoqërinë tonë.

Food for Tomorrow është një nismë 3-vjeçare e organizuar nga Instituti Suedez në bashkëpunim me të rinj të talentuar në Ballkanin Perëndimor dhe në Suedi. Iniciativa përfshin një sërë partneritetesh dhe formate ku ekipet trajtojnë sfidat e llojeve të ndryshme dhe ku pjesëmarrësit me një sërë profilesh dhe aftësish punojnë sëbashku për të zgjidhur problemet konkrete në sistemin e furnizimit me ushqim.

Emëruesi i përbashkët është angazhimi i pjesëmarrësve me çështjet e ushqimit dhe pasionin e tyre për ushqim. Qëllimi i kësaj nisme është forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe demonstrimi i iniciativave lokale me potencial global.

Më 25 dhe 26 prill, ekipet nga Ballkani Perëndimor, përfshirë dhe pjesëmarrës nga Shqipëria, morën pjesë në një sfidë 24-orëshe në Shkup. 27 pjesëmarrës punuan në ide inovative për të trajtuar çështjet aktuale ushqimore lokale dhe globale. Idetë më të mira te dala nga kjo sfidë 24-orëshe do të marrin mbështetje financiare për zhvillimin e projekteve të tyre në 8 muajt e ardhshëm. Ky aktivitet ishte gjithashtu fillimi zyrtar i kësaj iniciative 3-vjeçare.

5 pjesëmarrësit nga Shqipëria që ishin në Food for Tomorrow të zhvilluar në Shkup në 25 dhe 26 prill:

  1. Denisa Alimani - Kantina Alimani, Tiranë
  2. Gilbert Vigani  - Udhëheqës i Sektorit të Politikave të Tregut Publik në Bashkinë e Tiranës
  3. Katia Zene - Koordinatore Kombëtare e Aleancës së Ushqimit Slow Food në Shqipëri
  4. Stela Hysaj - Studente/Agjent i zhvillimit lokal: “Bukë, Kripë, Zemër” – Tamarë, Shkodër
  5. Entoni Rasku - Hulumtues i Slow Food në Shqipëri

 

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit