Nëse punon në zyrë me orë të zgjatura, përballë kompjuterit apo pajisjeve të tjera elektronike, atëherë duhet të mendoni që ambientit tuaj t’i shtoni të paktën një lule.

Studimet kanë vërtetuar se prania e luleve në ambientin e punës redukton 30% të lodhjes, dhimbjen e kokës si dhe irritimin e syve.

Lulet, përpos të tjerave përmirësojnë raportin tonë me ambientin që na rrethon, pasi përmirësojnë cilësinë e ajrit dhe e pastrojnë atë duke thithur nxehtësinë apo lagështinë.

Bimët më të përshtatshme që këshillojnë ekspertët janë:

  • Saintpaulia 
  • Orkideja
  • Aloe vera
  • Ferns

Idealja do të ishte që të vendosni nga një lule për çdo një metër katrorë. Avantazhet shtohen nëse përkujdeseni mirë për to, madje sipas japonezëve nëse u dedikoni këtyre bimëve vëmendje mund t’ju zgjatet jeta!

 

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit​