Sallata me mish pule është një pjatë e përhapur në shumë vende të ndryshme. 

Ndërthurja e shijes është fantastike dhe do të bëjë që kjo sallatë të kthehet në të preferuarën juaj.... 

Përbërësit:

  • 3 feta proshute pule të prera
  • 1 ananas të vogël
  • 1 kastravec
  • 1 lugë majonezë
  • 3 lugë gjelle kos
  • Kripë
  • Piper

Përgatitja:

  • Përzieni majonezën me kosin, shtoni kripën dhe piperin. Kjo do të shërbejë si salca e sallatës.
  • Prisni fetat e proshutës në kubikë. Të njëjtën gjë bëni me ananasin ndërsa kastravecin grijeni në rende. Të gjithë përbërësit hidhini në një tas qelqi dhe përziejini.
  • Shtoni salcën duke e shpërndarë në mënyrë uniformë. Ju bëftë mirë!

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit