Një fytyrë:

Fytyra do të thotë që i ke dhënë rëndësi asaj që është më e madhe. E njëjta gjë të ndodh dhe në jetë, preferon t’i shohësh gjërat nga një këndvështrim më i gjerë se sa të merresh me detaje të vogla. Edhe pse je një person që i tejkalon vogëlsirat, je ndër të parët njerëz që të kërkojnë mendim për zgjidhjen e problemeve nga një perspektivë globale. Gjithashtu nuk keni vështirësi për t’iu përshtatur ndryshimeve. Dini të dëgjoni.

Një person që lexon:

Nëse keni parë këtë element do të thotë që jeni një person që u jep përparësi vlerave njerëzore. Besoni shumë tek personat që i konsideroni unikë. Kërkoni gjithmonë të jepni më të mirën tek të tjerët. Edhe pse jeni pak i zhgënjyer nga fakti që njerëzit nuk ua kthejnë gjithçka që u jepni, qëndroni i qetë.  Përqëndroheni tek rritja intelektuale dhe forcimi shpirtëror e material juaji.

Mollë:

Në kundërshtim me njerëzit që kanë parë fytyrën, nëse keni parë mollët, jeni një nga ata njerëz që shohin detajet dhe marrin në konsideratë gjithçka që është e padukshme. Para se të merrni një vendim të rëndësishëm, tentoni të analizoni gjithçka me kujdes. Dini si të ruani qetësinë mendore edhe në situata ekstreme. Preferoni të luani në fushë të sigurt dhe të mos rrezikoni. Njiheni si person i zoti në dhënien e këshillave. Kërkoni gjithmonë një pikë të ndryshme vështrimi.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit