Drekat e biznesit, jo krejtësisht të zakonshme kërkojnë performancë të lartë nga ju, veçanërisht kur ju po prisni të takoni klientin tuaj më të ri apo përfaqësues të një kompanie prestigjoze.

Ndërkohë që nuk kuptohet, konsumimi i verës së përzgjedhur lehtëson drekën duke ecur para. Për disa, kjo performancë e juaja tregon sa i përgatitur jeni për takime midis sipërmarrësve.

Për ata që kanë qëndruar të mbyllur në zyrë, pa pasur mundësi të provojnë verëra të ndryshme ky moment i gjen të gozhduar përpara kamarierit që qëndron pezull duke pritur të shpreheni ndërkohë që gishtat tuaj ndihen të lagur teksa mbajnë listën e verërave.

1. Nëse jeni i ri në botën e verës 

 Marrëdhëniet tuaja me verën janë kalimtare, ju pini rrallë dhe nuk i njihni etiketat më të mira. Kjo ju privon të porosisni, por iu mund t'ia besoni zgjedhjen një prej të ftuarve, në të kundërt nëse rrezikoni të porosisni këtë nuk do e bëni thjesht për veten tuaj, por për të gjithë tavolinën. Pyesni mbi preferencat e të ftuarve që të arrini një zgjedhje të cilën çdokush do ta pëlqejë.

2. Përcaktoni buxhetin tuaj 

Një gjë duhet rikujtuar, vlera monetare e verërave vjen duke u rritur. Përcaktoni sa do të shpenzoni mbi pijet dhe sa mbi ushqimin dhe referojuni këtij përcaktimi.

3. Përgatituni paraprakisht 

Drejtimi i një biznesi të suksesshem ka të bëjë me planifikim, hulumtim dhe zbatim Përse mos të veproni njëlloj dhe me përzgjedhjen e verës? Telefononi paraprakisht restorantin dhe merrni të dhëna mbi atë çka ato servirin për të pirë. Kërkoni një listë mbi verërat dhe përzgjidhni duke u orientuar njëkohësisht me menunë e ushqimeve.

4.Shqiptimi 

Shumë verëra, nuk mund të shqiptohen ashtu siç janë të shkruara. Për shembull verëra të tilla si Cabernet, Merlot apo Pinot mbarojne me një T të heshtur në fund, të tjera si Montepulciano kërkojnë pauza të shkurtra pushimi gjatë shqiptimit. Tentoni drejt një shqiptimi të saktë ose porosisni diçka ‘më të lehtë’, shqiptimi i tē cilës rrokulliset në gojën tuaj.

5. Pyesni sommelierin 

Nëse duart tuaja vazhdojnë të djersijnë mbi listë, heshtni. Në përgjithësi restorantet më të mira kanë një ekspert të verës. Sommelieri është si një enciklopedi vere që do t'iu vijë në ndihmë në mënyrë që të bëni zgjedhjen e përsosur duke planifikuar çfare vere do të porosisni në kombinim me atë çka do të hani.

6. Koha për tu qetësuar 

Asgjë e keqe nuk do të ndodhë edhe nëse ju porosisni një Merlot me T të fortë.Asnjë i ftuar nuk do të largohet edhe nëse ju porosisni peshk shoqëruar me Cabernet Sauvignon. Vera është pjesë e biznesit dhe përzgjedhja e saj jep vlerësime mbi ju, prandaj herë pas here mos harroni të ktheni disa gllënjka dhe vazhdoni bisedën me të ftuarit tuaj.

Për Shije.al/ Marjeta ISTREFI – enologe

Redaktoi Stafi Shije 

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit​