Tregu këto kohë po mbizotërohet nga qershitë, prandaj është koha ideale për ti blerë dhe për ti shndërruar në gliko.

Revista Shije ju tregon hap pas hapi, sesi të përgatisni gliko qershish.

Shijojini!

Përbërësit: 

  • 1.3 kg qershi (të mëdha dhe të forta)
  • 1 kg sheqer
  • 1 kokërr lëng limoni 
  • 1 gr pluhur vanilje 

Përgatitja: 

  • Hiqni bërthamat e qershive, shtrojini në një tepsi dhe mbulojini me ujë të nxehtë.
  • Lërini të rrinë për rreth 2 minuta. Kullojini, shtrojini përsëri në tepsi dhe mbulojini me ujë shumë të ftohtë. Lërini të rrinë derisa të ftohen plotësisht dhe kullojini.
  • Shkrini sheqerin në një tenxhere, në zjarr të fortë me 160 ml ujë. Lëreni në zjarr deri kur të fillojë të marrë ngjyrë të lehtë bezhë sheqeri.
  • Ulni zjarrin, shtoni qershitë dhe përziejini me kujdes. Gatuajini në zjarr të ulët dhe me ndihmën e një luge me vrima ose site të vogël hiqni shkumën që krijohet.
  • Pasi lëngu të arrijë trashësinë e një shurupi, shtoni lëngun e limonit dhe lëreni akoma në zjarr për rreth 5 minuta.
  • Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe shtoni vaniljen. 

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit​