Bukën me ullinj dhe gjizë tanimë mund ta bëni vetë, sepse Revista Shije ju tregon hap pas hapi sesi ta realizoni atë.

Hidhini një sy dhe ndani përshtypjet tuaja me ne.

Përbërësit:

  • 1 kg miell integral
  • 700 ml ujë
  • 1 lugë gjelle maja birre
  • 1 lugë çaji sheqer
  • 1 lugë gjelle kripë
  • 300 gr ullinj
  • 200 gr gjizë
  • 3 lugë vaj ulliri

Përgatitja:

  • Në një enë shtoni miellin dhe majanë e birrës.
  • Ndërkohë, vendosni ujin të ngrohet për pak minuta. Largojeni nga zjarri dhe shtoni në të kripën edhe sheqerin.
  • Shtoni gradualisht ujin e vakët në miellin e përzier me maja birre dhe përziejini.
  • Më pas, filloni ta punoni brumin me duar në mënyrë që ta përgatisni më shpejt. Lëreni diku mënjanë për rreth një orë dhe mbulojeni atë me një pecetë.
  • Në një tas shtoni ullinjt e prerë në feta të holla bashkë me gjizën dhe vajin e ullirit dhe përziejini mirë.
  • Kur shihni se brumi ka ardhur plotësisht, hapeni në mes dhe mbusheni me ullinjtë dhe gjizën e përgatitur.
  • Mblidheni mirë dhe vendoseni në tavën e pjekjes së lyer më parë më vaj.
  • Ndizni furrën në temperaturën 180 gradë dhe lëreni të piqet për rreth 30 minuta, derisa të marrë një ngjyrë të kuqërremtë.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit​