Për të bërë liker me arra në kushtet e shtëpisë nuk është aspak një mision i pamundur. Mjafton të keni përbërësit e mëposhtëm dhe të ndiqni hap pas hapi udhëzimet tona.

Se harruam.... është një recetë që kërkon kohë dhe durim! 

Përbërësit:

  • 30 kokrra arra
  • 1 litër alkool
  • 1 litër ujë
  • 1 kg sheqer

Udhëzimet:

  • Merrni arrat, thyejini dhe lërini në alkool për rreth 20 ditë, pa e mbuluar tërësisht enën ku po i mbani. Mund ta mbroni vetëm me një napë të lehtë të bardhë.
  • Pasi të kenë kaluar 20 ditët, shkrini në zjarr të ulët sheqerin në ujë.
  • Filtroni alkoolin me arrat dhe shtojini ujin e sheqerosur.
  • Përziejeni me kujdes dhe lëreni të qetësohet për rreth 2 orë.
  • Lëngun e përftuar futeni në shishe.


KUJDES! 
Duke qenë se bëhet fjalë për një prodhim të bërë në shtëpi dhe pa asnjë konservues artificial, duhet konsumuar shpejt.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit​