Shumë shpesh përballemi me darka shumë të zëna në mes të javës dhe e gjejmë veten duke menduar për ndonjë tortë me luleshtrydhe apo ndonjë frut tjetër.

Por dhe sikur të kishit kohë dhe energji, nuk ju nevojitet një tortë e plotë dhe përfundimisht nuk dëshironi të ndizni furrën në gjithë këtë vapë. Kjo ëmbëlsirë në gotë është zgjidhja ideale.

Tortë e vogël me luleshtrydhe në gotë
Për 1 person
 

Përbërësit:

  • 1 1/2 lugë gjelle gjalpë
  • 3 lugë gjelle qumësht i plotë ose me 2% yndyrë
  • 3 lugë gjelle sheqer
  • ½ lugë çaji ekstrakt vaniljeje
  • ¼ gotë miell
  • ¼ lugë çaji sodë për pjekje
  • pak kripë
  • 1 luleshtrydhe të vogël, të prerë, plus dhe disa të tjera për zbukurim
  • Pana, për servirje (sipas dëshirës)

Përgatitja:

  • Hidheni gjalpin një gotë që i reziston mikrovalës 350 ml dhe futeni në mikrovalë deri sa të shkrijë. Shtoni qumështin, sheqerin dhe vaniljen dhe përziejini derisa të kombinohen.
  • Shtoni miellin, sodën për pjekje dhe kripën dhe përziejini mirë. Shtoni copat e luleshtrydheve dhe shtyjini poshtë që të fundosen tek masa.
  • Futini në mikrovalë në fuqi të lartë për 60 sekonda dhe më pas 15 sekonda në pjekje derisa torta të fryhet e të shkëputet nga anët, por që sipërfaqja të jetë e thatë, e fortë dhe pak si sfungjer kur e prek.
  • Hidhni disa copëza luleshtrydheje shtesë dhe mbusheni me pana për ëmbëlsira nëse dëshironi dhe shërbejeni menjëherë!

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit​