Ka disa faktorë që mund të shkaktojnë formimin e zbokthit. Është kryesisht për shkak të pranisë së kërpudhave, pezmatimit të lëkurës ose stresit, përveç disa ndryshimeve hormonale. Për fat të mirë, ka disa mjete shumë efektive natyrore që mund t’ju shpëtojnë nga ky problem.

Në këtë artikull ne do t’ju japim disa këshilla efektive që mund të zgjidhin tërësisht problemin tuaj, ose të paktën ta përmirësojnë atë.

Shpëlarje e bërë me limon

Merrni lëkurën e tre limonëve dhe i zieni në një litër me ujë. Pasi të jetë ftohur, e aplikoni direkt në të gjithë gjatësinë e flokëve dhe kokës. E lini të veprojë për 10 minuta dhe e shpëlani me ujë të ftohtë. Përsëriteni këtë proces të paktën dy herë në javë për rezultate të mira.

Trajtim i bërë nga panxhari dhe xhenxhefili

Ky trajtim është mjaft efektiv dhe i thjeshtë për t’u realizuar. Merrni një pjesë të vogël të xhenxhefilit dhe një panxhar të kuq, futini në një blender me pak ujë dhe përziejini të gjitha derisa të bëhet kompakte. Masën e përftuar e aplikoni në lëkurën e kokës dhe e lini atë të veprojë gjatë gjithë natës. Në mëngjes, lani flokët si zakonisht.

Trajtimi me xhel Aloe Vera

Aloe Vera është një antibakterial dhe antifungal që ndihmon në zgjidhjen e problemit të zbokthit sa më shpejt. Për të realizuar këtë trajtim, mjafton të aplikoni xhelin e Aloe Verës drejtpërdrejtë në lëkurën e kokës dhe ta lini të veprojë për gjysmë ore. Pastaj lani flokët tuaj me një shampo të butë. Ju mund ta përsërisni këtë trajtim dy herë në javë.

Trajtim me borzilok dhe amla (Kulumbria indiane)

Borziloku është një bimë me veti shumë të njohura, e përdorur për shekuj si një bimë medicinale që me vetitë e tij ka sjellë përfitime të mëdha shëndetësore në disa fusha. Për një trajtim kundër zbokthit, mjafton vetëm të merrni disa gjethe dhe t’i shtypni derisa të formoni një masë kompakte. Kësaj mase i shtoni pluhur alma dhe pastaj e aplikoni atë në lëkurën e kokës. E lini për gjysmë ore dhe pas kësaj lani flokët.

Mos harroni: Mjetet natyrore për trajtimin e zbokthit që ne ju kemi rekomanduar, janë shumë të efektshme. Ju mund të provoni një dhe nëqoftëse kjo nuk funksionon, provoni një tjetër. Kini kujdes, mos i përdorni të gjitha në të njëjtën kohë! Mund të shkaktojnë reagime negative dhe nuk do të merrni rezultatet e dëshiruara.

 

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit​