Kur s’keni kohë të gatuani receta të gjata, mund ta kënaqni familjen tuaj edhe me një recetë të shpejtë, por të shijshme si kjo e patateve të mbushura

Përbërësit:

  • 4-6 patate mesatare
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë çaji kripë
  • 2 lugë gjelle gjalpë i shkrirë
  • 3 kupa djath çedar i grirë
  • 6 feta proshutë
  • 1 kupë salcë kosi
  • ¼ kupe qepë të njoma të grira

Përgatitja:

  • Parangrohni furrën në 200 gradë. Patatet e lara mirë dhe të thara lyejini me një furçë me vaj ulliri dhe bëjuni disa prerje me thikë në lëkurë. Piqini për 30-45 minuta ose derisa të jenë zbutur.
  • Kur patatet të jenë ftohur aq sa mund t’i duroni në dorë, pritini përgjysmë në sens gjatësie. Më pas hiquani meset me lugë duke u lënë mure me trashësi 1 cm. Rikthejini në letrën e pjekjes.
  • Spërkatini me kripë dhe kalojuni një furçë gjalpë të shkrirë. Pastaj mbushini me djathin e grirë dhe proshutën. Futini në furrë për 6-8 minuta, derisa të shkrijë djathii.
  • Në fund shtoni salcën e kosit dhe qepët e njoma të grira dhe shërbejini të nxehta!

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit​