Vajza e vogël e Aurelës, Abigail është një vjeçe gjysmë ama kur thotë që do të hajë vetë, do të hajë vetë dhe pikë. Edhe pse as lugën s’di të mbajë mirë akoma dhe pilaf më shumë kanë ngrënë rrobat se vetë ajo, të paktën në fund i shijon. Aurela sigurisht që e ka lejuar sepse vogëlushja është në një moshë që kërkon pavarësinë për t’i bërë gjërat vetë. Dhe kur kërkon një gjë, ka marrë fund. Dhe Aurela nuk ankohet dot se në fund të fundit ‘bëmë mama të të ngjaj’ është ky muhabet.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit