Floku ka nevojë për trajtime që të jetë gjithmonë me shkëlqim dhe i bukur, ndaj mësoni këtë maskë dhe aplikojeni atë për të pasur flokët që keni dëshiruar gjithnjë!

Përbërësit:

  • 1 banane
  • 2 lugë gjelle vaj kokosi
  • 1 lugë gjelle vaj argani

Përgatitja:

Duhet të dini që banania është një përbërës i mahnitshëm për të riparuar dëmet për shkak të nivelit të lartë të kaliumit, si dhe vitaminave A, E dhe C.
Kaliumi është i mirë për riparimin e folikulave të dëmtuara dhe vitamina C nxit lagështinë .

  1. Merni një banane të pjekur dhe shtypeni për të krijuar një masë kremoze.
  2. Kësaj i shtoni 2 lugë vaj kokosi dhe 1 lugë vaj argani.
  3. Përziejini mirë dhe më pas aplikojeni maskën në flokë për 20 minuta. Pastaj lajini flokët me shampo.

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit