Kjo recetë e pulës, e gatuar në këtë formë do ju surprizojë! Koha për të eksperimentuar dhe provuar shije të reja...Vëmendje amvisa!

Përbërësit:

  • 4 kofsha pule
  • kripë dhe piper për shije
  • ½ e filxhanit me majonesë
  • 2 filxhanë me thërrime të bukës

Përgatitja:

  • Ngroheni furrën në 220 gradë Celsius. Merrni një tavë pjekjeje të cekët. Lyeni mishin e pulës nga të katërta anët me majonesë dhe pastaj kalojeni tek thërrimet e bukës, derisa të vishen tërësisht.
  • Vendosini në tavë. Sipër u shtoni kripën dhe piperin.
  • Lëreni të piqen për 30 minuta. Nëse e shihni të nevojshme mund t'i shtoni pak ujë.

 

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit