Ju ka marrë malli për disa qofte shtëpie? Mund t'i bëni edhe pa ndihmën e mamasë apo gjysheve, falë recetës që ju jep Shije. Përbërësit i gjeni kudo dhe përgatitja e tyre ju merr fare pak kohë. Po fillojmë...

Përbërësit:

  • 1 kg mish viçi të grirë
  • 2 vezë të rrahura me ½ filxhan me qumësht
  • ½ filxhan me djathë të grirë parmexhano
  • 1 filxhan me bukë të grirë
  • 1 qepë e vogël e grirë imët
  • 2 thelpi hudhër të grirë imët
  • ½ lugë çaji me rigon
  • 1 lugë çaji me kripë
  • piper për shije

Përgatitja:

  • Fare e thjeshtë! Në një enë qelqi të madhe, kombinoni të gjithë përbërësit. I trazoni mirë dhe më pas formoni qoftet me madhësi mesatare.
  • I vendosni në një tavë dhe futini në furrë për 40 minuta, në temperaturë 200 gradë Celsius. Ju bëftë mirë!

 

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit