Nëse keni qenë duke kërkuar recetën më të thjeshtë për disa biskota të shijshme jeni në vendin e duhur. Pjesa më e mirë e recetës më poshtë është se ajo mund të realizohet vetëm me 4 përbërës. Mësoni si:

Përbërësit:

  • 1 filxhan me gjalpë
  • 1 gotë e gjysmë miell
  • ½ filxhan me sheqer
  • 1 vezë të rrahur
  • ½ lugë gjelle me ekstrakt vaniljeje

Udhëzime:

  • Ngrohni furrën në 180 gradë Celsius. Në një enë kombinoni gjalpin, vezën, vaniljen dhe trazojini mirë derisa të krijohet një masë homogjene.
  • Gradualisht i shtoni miellin dhe trazojini përsëri. Me ndihmën e një luge merrni nga masa që përgatitëm dhe me kujdes i vendosni në një tavë, ku më parë keni shtruar një letër pjekjeje.
  • Vendosini në furrë të piqen për 10 minuta ose derisa biskotat të marin një ngjyrë kafe të errët. Hiqni biskotat nga tava dhe i lini të ftohen për disa minuta, para se t'i konsumoni. Shijojini! 

 

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit