E dini se ekziston një frut i veçantë që i ofron të gjitha këto? Bëhet fjalë për hurmat arabe që do t’ju ndihmojnë kundër hipertensionit, problemeve të zemrës, goditjeve, kolesterolit, etj.

Njihuni me përfitimet shëndetësore që do të keni pasi të konsumoni këtë frut:

Janë të pasura me hekur

Ne kemi nevojë për hekurin në mënyrë që të stimulojmë prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës në trupin tonë. Ato ofrojnë oksigjen për gjakun tonë. Hekuri është veçanërisht i mirë për fëmijët, njerëzit me anemi dhe gratë shtatzëna. Ju duhet 100 gramë hurma arabe çdo ditë, sepse ato përmbajnë 0.9 mg hekuri.

Bën mirë për rastet e diaresë

Kaliumi i gjetur tek hurmat arabe është në gjendje të qetësojë zorrët tona dhe tërë florën.

Ndihmon në tretjen e ushqimit

Ky frut është i dobishëm në rastet e kapsllëkut, si dhe diarresë. Hidhni disa hurma në një tas të mbushur me ujë. Lërini të qëndrojnë gjatë gjithë natës. Kjo përzierje duhet të konsumohet në mëngjes. Do të rrisë fuqitë e tretjes që ka organizmi juaj! 

Mban të balancuar peshën trupore

Nëse konsumoni hurma arabe me stomakun bosh, ata do t'ju ndihmojnë kundër yndyrës së tepërt në trupin tuaj, pasi nuk përmbajnë kolesterol!

Kontrollojnë kolesterolin

Ata ndihmojnë kundër mpiksjes së gjakut dhe kolesterolit të keq (LDL), sepse pastrojnë enët e gjakut.

Përforcojnë zemrën

Shtoni disa hurma arabe në një tas të mbushur me ujë dhe i lini aty gjatë gjithë natës. Konsumoni përzierjen në mëngjes. Është e mahnitshme për shëndetin e zemrës!

Mban në kontroll tensionin e gjakut

Njerëzit që kanë probleme si hipertensioni do të përfitojnë me të vërtetë nga vetitë e hurmave arabe, pasi ato përmbajnë shumë kalium dhe aspak sasi natriumi! Ka rreth 80 mg magnez në 5 ose 6 kokrra të këtij fruti. Ne kemi nevojë për 370 mg magnez çdo ditë për të ulur presionin e gjakut.

Shmang goditjet e zemrës

Kaliumi përmirëson sistemin tonë nervor dhe parandalon goditjet e zemrës. Ne duhet të marrim rreth 400 mg kalium çdo ditë në mënyrë që të përfitojmë prej tij.

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit