Emina Cunmulaj, modelja shqiptare në pritje të ëmbël prej kohësh ka treguar se ka rrënjë të thella dhe shpirtin e një shqiptareje të vërtetë, ndonëse jetën e saj e ka krijuar jashtë vendit. 

Së fundmi në rrjetin social Instagram, Cunmulaj ka postuar një foto ku sëbashku me vajzën e saj Ella janë duke përgatitur lakrorin e famshëm, një gatim që mesa duket edhe Eminës i pëlqen shumë. 

Ella dhe Emina duken shumë të lumtura nga përfundimi që kanë marrë: një tavë që të thërret ta provosh, sidomos kur bëhet fjalë që është gatuar nga dora e një modeleje, e cila nuk harron ta edukojë vajzën edhe nga ky aspekt, për të njohur më tepër prejardhjen e mamasë...

Diçka e bukur që duhet të fillojnë ta aplikojnë të gjithë VIP-at, si thoni? 

 

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit