Të jesh në spital asnjëherë nuk është argëtuese. Vetëm kur mendon se do të flesh në një shtrat, ku më parë kanë qenë mijëra vetë dhe do të konsumosh një ushqim “të frikshëm”, kërkon të rrish në vetminë tënde edhe pse i sëmurë.

Megjithatë ajo çka është interesante, është fakti se Shije ju sjell të renditura sot 10 foto, që përdoruesit e internetit në mbarë botën kanë ndarë me të tjerët, përsa i takon ushqimit që kanë konsumuar në spital.

Le ti hedhim një sy:

Foto 1. Në Poloni
Çfarë hajnë njerëzit në spitalet e Polonisë? Salçice polake sigurisht. Pjata përmban edhe pak buke, gjalpë dhe një copë të vogël kastravec.

Foto 2. Marlvern,  Në Australi
Në spitalet e Australisë duket se fshihen kuzhinierët e vërtetë. Menuja përmban kek me banane, supë me shije të ndryshme si dhe oriz shoqëruar me salmon zhytur në salcë kremoze.

Foto 3. Në Gjermani
Asgjë nuk mungon në tabakanë e një gjermani nëse eshte sëmurë. Kafe, kos frutash, kek, salcë pikante, pak sallatë dhe kotoletë pule.

Foto 4. Në Tokio, Japoni
Nëse po mendonit për sushin gabuat. Spitalet japoneze nuk u shërbejnë peshk pacientëve. Supë, oriz, turshi dhe mish pule janë ato që mbizotërojnë.

Foto 5. Norvergji
Nëse do një hamburger duhet ta bësh vetë. Anash ke gjalpin dhe dy alternativa të tjera se me çfarë mund ta mbushësh. Edhe kafja+ ujin nuk mungojnë. Këshillë: Kurrë mos përfundo në një spital në Norvegji! 

Foto 6. Në Francë
Ok. Më çoni që tani në një spital në Francë! Kjo tabaka duket sikur e kam porositur në një darkë me shoqërinë. Vakti fillon me një sallatë peshku,një ëmbëlsirë, kofshë pule me perime zgare.

Foto 7.  Kalifornia, SHBA 
Tani, këtu ka një kontradiktë të madhe. A nuk janë të njohur kalifornianët për jetësën e shëndetshme dhe konsumin e avokados? Mesa duket jo për pacientët e këtij spitali të cilëve u shërbehet hamburger dhe patate të skuqura.

Foto 8. Suedia
 Qoftet suedeze nuk janë në menynë e këtij spitali. Përkundrazi, ata i shërbejnë mish pule, oriz dhe perime. Me prezantimin mund të ishte punuar pak më shumë, por nuk kemi pse e gjykojmë librin nga kopertina apo jo?

Foto 9. Rusia
Pamja e këtij vakti është e mjaftueshme për t'ju bërë të ndiheni jo mirë apo jo? Është e paqartë nëse një pacient mund ta konsumojë këtë pjatë me një fetë mishi të fshehur në mënyrë misterioze./Përshtati.A.Z

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit​