Iva Tiçon nuk jeni habitur teksa e keni parë të gatuajë aq mirë recetat dhe specialitetet e saj në kuzhinë, nuk duhet të habiteni as kur ta shihni të konsumojë junk food, pasi kur bëhet fjalë për uri dhe neps, gazetarja nuk i reziston pikërisht këtyre ushqimeve.

Së fundmi në rrjetin social Instagram, një dritare që Iva e përdor për të ndarë disa çaste të ditës së saj me miqtë, ka postuar një foto teksa shihet të konsumojë patate të skuqura, burger me ketchup dhe birrë...Shumë larg nga stili i saj i jetesës, por e mori dreqi një herë në shumë kohë duhet bërë!

Siç duket Iva e konsideron një mëkat të ëmbël dhe në fakt bën mirë që tregohet e sinqertë me ndjekësit e saj, të cilët i kanë kthyer komente me humor duke e ditur fare mirë se për Ivën kjo gjë nuk është pjesë e rutinës së përditshme.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit​