Dasma Mbretërore ka provokuar një interes mediatik të paparë, diskutime, debate, mendime, por më e admiruara nga të gjitha në atë dasmë ishte ajo: Kitty Spencer.

Klas i vitit 1990, Lady Kitty Spencer, mbesa e Lady Dianës ka trashëguar prej saj linjat, ngjyrat dhe klasin e një princeshe, që duke u kombinuar me linjat e një dive kinemaje, e bëjnë këtë miks një eksploziv të vërtetë.

Familja Spencer ka pasur gjithmonë një debulesë ndaj modës italiane. Nëse Diana ishte një muzë për Gianni Versace, Kitty Spencer  është pjesë e familjes ‘D&G’.

Në fakt ‘look-u’ i saj në dasmën e Meghan dhe Harry ishte një tribut ndaj ‘Made in Italy’. Të jetë për këtë që ishte më e admiruara nga të gjithë? Një fashioniste e vërtetë që bëri të gjithë të kthenin kokën dhe të mos kishte media që s’e përmendi, shkruan Grazia.it.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit