Elton Dedës i ka rënë rruga në Rrogozhinë dhe ka ndaluar për të blerë perime tek tregtarët aty me shpresën që tek prodhuesit e zonës do të gjente produkte më të freskëta e më të shijshme. Por kur ka shkuar në shtëpi dhe ka prerë një domate, i ka ndodhur ajo që na ndodh të gjithëve ne. Brenda domateve të bukura nga jashtë fshihet diçka e tmerrshme për t’u parë, e jo më për t’u ngrënë. Shiringa e ilaçe të përdorura pa kurrfarë kriteri.

Me këtë rast, ai e ka ndarë këtë shqetësim me miqtë e tij në Facebook dhe bashkë me të e shpërndan dhe revista jonë me shpresën që një ditë të mos kemi frikë të bëjmë pazar në treg. Institucionet e kanë për detyrë të na garantojnë sigurinë ushqimore.
 

“Kjo domate ( bashke me shoqe), u ble ne Rrogozhine te tezgat e shitësve të zonës. Nuk ka te shkoje me keq kontrolli ushqimor. Ne mes te rrugës, ne mes te ditës duan të na vrasin me kësi lloj këllirash” ,shkruan Ton Deda.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit