Kemi shumë vite që e shohim në ekran dhe e gatuajmë drekën bashkë me të. Na ka mësuar receta e ‘hile’ të kuzhinës, por tani e tutje ajo do të gatuajë vetëm për familjen e saj. Së shpejti do të vijë në jetë edhe një bebe në familjen e tyre dhe ajo do të jetë në rolin e bukur të gjyshes dhe amvisës, sigurisht.

"Kam 70 vite mbi kurriz. 14 vite me këtë emision, me shumë pasion, me shumë përkushtim, me shumë mirënjohje për të gjithë ata që më kanë ndjekur. Kështu që vjen dita që duhet të lësh stafetën. Duhet të jem nën kujdesjen e bebit që më vjen së shpejti."- tha ajo gjatë puntatës së sotme të emisionit "Rreze dielli".

Ajo e filloi karrierën e saj në ekran tek 'Telenorba' për t’u bërë për vite të tëra bashkëpunëtorja  e të gjitha amvisave në kuzhinë dhe një prej figurave më popullore të ekranit. I urojmë zonjës Tefta ditë të lumtura pranë familjes së saj. Do të na mungojë shumë!

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit