Disa verëra mund të sillen vetë si ëmbëlsira, e shembulli më i mirë është dessert wine.

Vera dessert fillon të shfaq karakteristikat e saj që në momentin që stopohet fermentimi alkoolik dhe përftohet ëmbëlsia e saj që vjen nga sheqeri natyral që përmban vetë rrushi, por në të gjitha rastet kur nuk arrihet kjo ëmbëlsi e kerkuar, verëprodhuesit preferojnë të përdorin shtesa. Kjo ndodh dhe për alkoolin, ndaj dhe shumica e verërave dessert jane të fortifikuara për të arritur mbi 14% vol alkool. Verërat dessert të pafortifikuara mund të vjetrohen për rreth 50 vite.

Një shampanjë në versionin dessert e shpreh më mirë ketë ëmbëlsi të cilën në raste të tjera e ka penguar gazi dhe aciditeti i lartë.

Në vende të ndryshme vera dessert gjen përdorimin si aperitiv. Djathrat, çokollatat, biskotat, krostatat e karamelizuara janë kombinimet më mira.

Në rastet kur kemi të bëjmë me verë dessert të fortifikuar si Port apo Sherry sugjerohet të konsumohet pas vaktit për të shmangur problemet me stomakun.

Për Shije.al nga Marjeta Istrefi,  Enologe 
Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit​