Dietologia e mirënjohur Blerina Bombaj, përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, i bën thirrje prindërve që të kenë më shumë kujdes për ushqimet që konsumojnë fëmijët e tyre.

Vetëm 50 metra nga dyqani i lagjes dhe tek vendi i mbeturinave, mund ta shohësh fare qartë realitetin që mbizotëron, shprehet Bombaj.

Kripë, sheqer, lloj- lloj kimikatesh, konservantë dhe vaj palme, këto janë ato që konsumojnë fëmijët tanë.

Në fund dietologia bën thirrje, që ti kthejmë sytë nga frutat, si ushqimi më i mirë, e plot vlera ushqyese që i duhet mendjes dhe trupit të fëmijëve tanë.

(Statusin e plotë e gjeni tek fotot)

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit​