Mishin e pulës mund ta gatuani në mënyra të ndryshme, por pasi të mësoni këtë metodë, me siguri që do ta përgatisni kështu gjithmonë. Njihuni me përbërësit dhe udhëzimet e recetës.

Përbërësit:

  • 450 gram gjoks pule
  • djathë çedar
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • një dorë spinaq
  • djathë rikota
  • Kripë
  • Piper i zi 
  • Piper i kuq

Përgatitja:

  • Ngrohni fillimisht furrën në temperaturën 200 gradë Celcius.
  • Shtoni vajin e ullirit në një tigan dhe hidhni në të spinaqin. Gatuajeni për 3-5 minuta. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet.
  • Prisni gjoksin e pules në shirita, por jo deri në fund dhe mbushini me përzierjen me spinaq dhe djathin rikota. Spërkatini me pak kripë, piper të zi, piper të kuq dhe djathë.
  • I fusni në furrë për 20-25 minuta, derisa djathi të shkrijë plotësisht.

 

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit