Vitet kanë fluturuar dhe Evita, vogëlushja e Elsa Lilës nuk është më një bebe, por një zonjushë që i bie violinës. Me sytë e qeshur dhe shprehës, me violinën në dorë, ajo ka pozuar për këtë foto me anë të së cilës e njohëm dhe ne. Avokat Saimir Visha, daja i Elsës, postoi këtë foto të Evës e cila përveç pamjes, ka marrë nga mami edhe talentin për muzikë. Ajo tani është 7 vjeçe dhe shumë shpejt mund të jetë në radhët e shqiptarëve që na bëjnë krenarë jashtë vendit.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit