Pa pritur e pa kujtuar erdhën ditët më të rëndësishme për moderatoren e njohur Jona Spahiu, e cila disa javë më parë publikoi në rrjetin social Instagram foto të ftesave të dasmës së saj. U përfol shumë edhe për një shtatzëni të mundshme, që në heshtje duket se është pranuar, por asnjë reagim nga Jona dhe partneri i saj Frenkli Ymeri.

Fokusin tonë, e mori si gjithmonë banketi i shtruar që i uronte mirëseardhjen të ftuarve, miqve dhe familjarëve të çiftit. 

Si u pritën ata, çfarë u konsumua gjatë mbrëmjes dhe të tjera si këto mund t'i shihni në fotot e slideshow-t më sipër...Detaji ynë i preferuar, që ra në sy edhe tek të gjithë të ftuarit ishte një shalqi "i gdhendur" me figurën e një djali që propozonte vajzën e tij të ëndrrave! 

Festa zgjati për rreth 5 orë, pati muzikë popullore dhe moderne, ku nusja e ardhshme shpeshherë ishte protagonistja dhe udhëheqësja e valleve.

Me trashëgime dhe jetë të lumtur Jonës dhe Frenklit!

 

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit​