Anthony Bourdain po kalonte një periudhë të errët në jetën e tij. Kështu është shprehur nëna e yllit të kuzhinës, i cili u gjend i vdekur në banjën e dhomës së tij dy ditë më parë, në xhirimet e show-t të tij ‘Parts Unknown’, por kurrë nuk e mendonte se mund të bënte një gjë të tillë.

‘Ai kishte gjithçka. Sukses përtej ëndrrave të tij të çmendura. Para përtej ëndrrave të tij të çmendura. Ishte absolutisht personi i fundit në botë i cili mendoj se mund të bënte diçka të tillë’, është shprehur Gladys Bourdain.

Miku i tij, Vali Kilmer e ka quajtur egoizëm ndarjen e tij kaq shpejt nga jeta. “Oh, pjesa më e madhe dhe e errët e humbjes. Egoizmi. Sa larg ishe ti nga të ndjerit e dashurisë që ishte universale? Në çdo cep të botës ty të donin. Sa egoiste! Ti na dhe shkak të jemi shumë të zemëruar me ty”, shkroi Kilmer në Facebook të premten.

“Ike shumë shpejt miku im. Rashë për të fjetur duke të parë ty në tv teksa shijoje Uruguajin mbrëmë. Ishte ritransmetim, por unë gjithmonë gjej diçka që s’e kam parë më parë. Ike shumë shpejt. Dhe do të ta provoj këtë”, përmbyllte letrën prekëse miku i tij.

Bourdain ishte një yll në profesionin e tij në kuzhinë, por edhe në media. Përmes librave, udhëtimeve, reportazheve dhe të vërtetave të sinqerta të tij frymëzoi dhe ndihmoi shumë njerëz të njihnin ushqimin, por edhe veten e tyre. Show i tij ‘Parts Unknown’ kishte ndikim global. I drejtpërdrejtë,  kurioz,  pak rrëmujaxhi e i hallakatur, por kurrë i pandjeshëm e indiferent, Smithsonian e quajti atë ‘rockstarin’ e botës së kuzhinës që do t’i mungojë asaj për shumë gjatë!

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit