Dashi

Dashuria dhe karriera: Energjia jote ndryshon shpesh dhe të bën të ndryshosh edhe mënyrën e të sjellurit e të menduarit. Në ditët në vijim do të rreshtësh së qeni një person logjik e racional (Mërkuri bëhet më pak simpatik) dhe do t’iu dorëzohesh gjërave të bukura, argëtimit, rasteve për të qenë më pranë partnerit. Dashuria do të jetë ylli i parë.

Puna dhe karriera: E ardhmja jote profesionale këtë herë do t’i kalojë kapacitetet e të pranuarit të një raporti të ri marrëdhëniesh në zyrë (hëna e re e së mërkurës pret një look të ri nga ty). Provo të jesh më fleksibël me njerëzit dhe situatat.

E veçanta e javës: Të enjten parnteri mund të sillet në një mënyrë të padurueshme, të paparashikueshme. Mos u jep shumë rëndësi kapriçove të tij, shpejt do ta kuptojë se po e ekzagjeron.

Demi

Dashuria: Venusi dhe Mërkuri do të ndihmojnë jo vetëm të shprehësh një sensualitet shumë special, por të kesh edhe një sens dialogu, ndërveprimi, të bësh kurioz atë që të do. Duket se pikërisht ti në këto momente, di të shprehesh në maksimum falë gjuhës së trupit dhe do të argëtohesh pa fund.

Puna dhe karriera: Lodhja dhe impenjet që Marsi kërkon t’i kesh të larta, do të fillojnë të të bezdisin. Për këtë, në ditët në vazhdim, do të rebelohesh më shumë ndaj teprimeve në punë. Dhe në fund ke të drejtë.

E veçanta e javës: Në fundjavë mund të jesh pak i padurueshëm dhe pak i lodhur. Të shtunën provo të mos flasësh, nuk është koha për fjalë e mesazhe.

Binjakët

Dashuria: Mërkuri po të braktis duke ulur volumin e mendimeve dhe logjikës. Në të njëjtin moment, Venusi do të ndihmojë të shprehësh emocionet më të rëndësishme, ndjenja që vihen re dhe nuk vihen. Prandaj partneri yt do të çmendet nga përkëdheljet e tua dhe do të bëhet menjëherë më i ëmbël.

Puna dhe karriera: Situata në zyrë nuk do të ndryshojë radikalisht. Thjesht ti, falë Venusit, do të dish t’i japësh peshën dhe vlerën e duhur gjithçkaje, duke mësuar të njohësh më mirë rëndësinë dhe prioritetin e gjërave. Dhe kjo do të ndihmojë të mos gabosh kollaj.

E veçanta e javës: Të shtunën Saturni do të jetë antipatik. Për këtë, Binjakët, shpesh nuk do t’i kenë parasysh rregullat, me personat apo rrethanat që do të provojnë të limitojnë fundjavën e tyre.

Gaforrja

Dashuria: Mërkuri arrin në shenjën tënde ndërsa Venusi të braktis. Kjo do të thotë se energjia jote nuk do të jetë më aq e ëmbël dhe magjepsëse për t’i dhënë më shumë vend logjikës, për t’i peshuar më shumë fjalët dhe veprimet.

Puna dhe karriera: Nëse java jote rrezikon të jetë dembele dhe jo e motivuar, mund të mbështeteni tek Mërkuri dhe tek një mendje e aftë për të kuptuar dhe zgjidhur lehtësisht çdo problem ose situatë. Një ndihmë e madhe.

E veçanta e javës: Të mërkurën kape fluturimin e hënës së re për të provuar t’i japësh fund me një person ose me një ritual që s’të pëlqen më, që nuk të ndihmon.  Bëji vetes një dhuratë.

Luani

Dashuria: Që prej disa javësh, Marsi të ka shpalosur një sfidë të vazhdueshme për të jetuar në mënyrën e duhur dhe për të kënaqur dashurinë e pasionin. Por nga kjo javë, mund të mbështetesh tek Venusi, planeti i dashurisë që do të risjellë ekuilibrin dhe ëmbëlsinë në marrëdhëniet e tua. Do të jetë më e lehtë të ëndërrosh dhe nuk do të kesh shumë arsye të luftosh.

Puna dhe karriera: Të mërkurën Venusi do të hyjë në shenjën tënde duke të të sjellë fat dhe forcë edhe në fushën profesionale. Sepse tani dise si t’i mbështesësh objektivat e tu pa u prekur nga ata që duan të të pengojnë.

E veçanta e javës: Të shtunën mund të mos ta kesh të lehtë të flasësh me njeriun që do ose me një mik. Mjafton të mos bësh shumë pyetje, të mos kërkosh përgjigje të mëdha në këtë ditë.

Virgjëresha

Dashuria: Mërkuri do të të bindë t’i japësh fund një sjelljeje të përkushtuar dhe shumë të ndjeshme ndaj punës dhe çështjeve praktike. Energjia jote më e mirë duhet të ketë më shumë kohë dhe më shumë dëshirë për t’iu dedikuar dashurisë, ndjenjave. Për këtë do të ndihesh më i lirë të lësh zemrën të flasë.

Puna dhe karriera: Kini parasysh të hënën e re të së mërkurës, një energji që të vë para mundësi të reja dhe ndryshime në fushën profesionale. Përqëndrohu tek ditët e mesjavës, sepse gjithçka dot ndodhë pa e kuptuar pse po ndodh.

E veçanta e javës: Në fundjavë Saturni nuk do të të lejojë të shijosh një raport shumë të thjeshtë ose të shfrenuar argëtimi. Zgjidhni me kujdes personat dhe gjërat që do t’ju bëjnë shoqëri.

Peshorja

Dashuria: Venusi më në fund do t’ju nxisë të mos mendoni më për gjëra praktike , por t’i lini hapësirë zemrës dhe nevojave tuaja. Kështu do të shijoni miqësinë e Marsit ( pasione dhe argëtim i garantuar) që do t’ju përkëdhelë duke plotësuar Venusin. Asgjë dhe askush duket se s’mund t’ju ndalë.

Puna dhe karriera: Do të zëvendësosh një impenjim total dhe pa kushte me një mënyrë më logjike dhe inteligjente të të përballuarit të dinamikave të zyrës. Pra më pak kohë dhe energji e shpenzuar, por rezultate gjithsesi interesante dhe të rëndësishme.

E veçanta e javës: Të enjten Urani do të të japë ndjesinë se gjithçka mund të ndryshojë, duke mos e kontrolluar dot të tashmen. Por është vetëm një përshtypje, një mirazh.

Akrepi

Dashuria: Pavarësisht se java jote nis duke treguar pasione e ndjenja të mëdha, nga e mërkura Venusi do ta ngadalësojë marrëdhënien tuaj të dashurisë. Duhet të pranosh se duhet të impenjohesh më shumë për të dhënë më të mirën në çift, për të mos humbur pasionet dhe ndjenjat e  tua.

Puna dhe karriera: Dikush duket se po bëhet papritur shumë i rëndësishëm për ty dhe duhet të përpiqesh të mbash raporte të mira me shefat e kolegët për t’i pasur gjërat më të lehta. Kujdes të enjten, kur diçka duket se do të ndryshojë shumë shpejt dhe do të të duhet të mbash gjithçka nën kontroll.

E veçanta e javës: Të mërkurën më në fund, personi që të do, do ta kputojë se duhet të ndryshojë, duhet të marrë një vendim për të qenë më mirë. Dhe ti do të jesh shumë i lumtur.

Shigjetari

Dashuria: Jo vetëm Mërkuri do të ndalë së transformuar raportin tuaj dashuror në një sfidë kundra zemrës dhe mendjes, por edhe Venusi do ta bëjë gjithçka magjike, duke e çuar në nivel superior, në mënyrë që ti të jesh i kënaqur me atë që po jeton, që ndjen, me frymën që merr. Të mërkurën do të jetë më e lehtë të marrësh iniciativa të reja falë hënës së re.

Puna dhe karriera: Do të rigjesh një raport të thjeshtë dhe spontan me zyrën, me një mënyrë të impenjuari dhe të sjelluri që të pëlqen dhe të bën të jesh i qetë. Nëse po mendon të propozosh diçka, bëje në fundjavë.

E veçanta e javës: Në fundjavë, personi që do mund të ndihet i bllokuar, i penguar i paaftë për t’u shprehur ashtu siç ndjehet. Mos ia shto më shumë këtë peshë.

Bricjapi

Dashuria: Para se të gjykosh negativisht ndjenjat e kësaj jave, prit të mërkurën, kur Venusi më në fund do të bëjë paqe me ty dhe me ëndrrat e tua. Do të rigjesh dëshirën për të menduar e folur me zemrën, për t’u ndier lehtë e për të harruar kush je, për të harruar impenjimet dhe përgjegjësitë.

Puna dhe karriera: Do të jetë definitivisht më e thjeshtë për të pasur një raport normal dhe të kënaqshëm me profesionin. Vetëm Mërkuri do t’ju sfidojë të jeni më ekspresivë dhe komunikues se zakonisht, duke mësuar të ndani çdo gjë, çdo detaj.

E veçanta e javës: Në fundjavë evitoni sforcimet ose sportet dhe kujdesuni për trupin dhe nevojat e tij.

Ujori

Dashuria: Venusi do të bëjë të kuptosh që nuk po bën maksimumin për ta bërë interesante dhe  të parezistueshme dashurinë. Duhet më shumë impenjim dhe pasion për të transformuar normalitetin në diçka speciale. Bëjeni të mërkurën, duke përfituar nga hëna e re që do t’ju bëjë më ironikë, më spirtualë dhe Venusi do të nxjerrë në pah limitet tuaja.

Puna dhe karriera: I vetmi variant për një rizgjim, në krahasim me javën e shkuar do të jetë Venusi i cili, në kah të kundërt me shenjën tënde, do të të ndihmojë të tregosh më shumë diplomaci në favor të një harmonie të re në zyrë. Marsi do t’ju bëjë më intensivë dhe më aktualë e të pranishëm në situatat e zyrës.

E veçanta e javës: Të shtunën mos prisni gjëra ose situata shumë argëtuese. Thjesht sepse Mërkuri do ta ndalojë të ndodhë.

Peshqit

Dashuria: S’ka gjë më të mirë se një Mërkur mik dhe argëtues për ta bërë çdo raport tuajin të lidhur me zemrën unik. Do të argëtoheni së bashku me partnerin i cili, ashtu si ty është shpesh në kërkim të spuntove dhe emocioneve të reja. Bëjeni për t’i bërë më pak të dukshme dyshimet dhe konfuzionet tuaja.

Puna dhe karriera: Nga mesi i javës mund të vendosni ta ndryshoni sjelljen dhe disponibilitetin tuaj ndaj angazhimit dhe profesionit. Sepse në këtë moment nuk doni të jepni shumë, sepse Jupiteri ju kërkon të shihni rezultate konkrete.

E veçanta e javës: Të shtunën partneri do të sillet në mënyrë shumë të ngurtë dhe racionale për të kënaqur një shenjë, që ashtu si e juaja, ushqehet nga fantazia. Gjeni mënyrën për të bashkëjetuar pa tension në këtë pjesë.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit