Ndoshta keni menduar se uthulla është një eliksir magjik që do të pastrojë çdo gjë me lehtësi dhe pa shumë shpenzime në shtëpinë tuaj. Por jo gjithmonë ndodh kështu. Përdorimi i uthullës është vërtet i rëndësishëm nëpër shtëpi, por ka disa vende ku ju nuk duhet ta përdorni.

Parket druri

Disa lloj parketesh prej druri duhet të pastrohen vetëm me sapun dhe ujë ose vetëm me pecetë të thatë sa për të hequr pluhurin. Uthulla mund t’i dëmtojë dhe t’i bëjë të mos duken të pastër, të humbasin shkëlqimin dhe të zbehë ngjyrën kafe të parketit.

Banak graniti në kuzhinë

Acidet nuk mund të jenë miq me gurët natyralë, siç është graniti, mermeri, guri i butë. Përdorimi i uthullës për pastrimin e tyre mund t'i bëjë ata të humbasin shkëlqimin, ndaj mos e ndryshoni mënyrën e vjetër të pastrimit me sapun dhe ujë, për të hequr yndyrat dhe pisllëkun.

Pjatalarësja

Duke përdorur uthullën në një cikël larjeje, pjesët metalike të pajisjeve mund të dëmtohen. Pra, çfarë duhet të përdorni në vend të saj?

Mund të bëjë punë edhe një pastrues i lëngshëm apo në formë pluhuri, gjithsesi kjo mbetet në zgjedhjen tuaj. E rëndësishme është të mos përdorni uthullën.

Thikat e kuzhinës

Nëse thikat e shtrenjta në kuzhinën tuaj janë prej çeliku, atëherë ato nuk duhet të ekspozohen ndaj një acidi të tillë siç është uthulla, por në vend të saj duhet të pastrohen me sapun dhe ujë, për të parandaluar ndryshkjen.

 

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit