Era e trupit mund të jetë gjenetike, por mund të vijë edhe si pasojë e pakujdesisë. Për të mos u ndjerë në siklet dhe për ta parandaluar atë me çdo kusht, ajo që duhet të bëni është të tregoheni të kujdesshëm me disa ushqime!

Po habiteni? Epo, po! Ushqimet ndikojnë shumë, ndaj Shije ka krijuar një listë të ushqimeve që shkaktojnë erë të keqe. Ç’duhet të hani/pini dhe ç’duhet të shmangni kategorikisht... Lexoni më poshtë:

Uji kundër birrës

Uji i pijshëm ndihmon trupin të nxjerrë toksinat që shkaktojnë erë të keqe trupore. Ndërsa birra shkakton erë të keqe të trupit, për shkak të përmbajtjes sado të vogël të alkoolit. Mundohuni ta shmangni edhe pse pas një dite të lodhshme ju “thërret” ta pini!

Kosi kundër qumështit

Është fjala për erën e pakëndshme, të mirëkuptohemi! Pasi të dyja janë ushqime shumë të shëndetshme dhe të rekomanduara për të qenë pjesë e dietës suaj ditore.

Mirëpo, vitamina D e pranishme tek kosi ndihmon në luftimin e baktereve të pranishme në gojë, duke e eliminuar atë. Qumështi nga ana tjetër shkakton erë të keqe.

Lëngu i limonit kundër verës

Të konsumuarit verë në mbrëmje është mënyra më e mirë për të mbyllur ditën, por tejkalimi dhe mbi-konsumimi i alkoolit jep efekte negative për trupin dhe erë të pakëndshme sidomos.

Mundohuni të pini limon me ujë. Limoni ndihmon në detoksifimin e trupit për shkak të vetive të tij të larta antioksiduese.

Çaji bimor kundra kafesë

Çaji bimor është një burim i madh antioksidantësh. Sa më pak toksina ka trupi, aq më mirë do ta ketë erën. E kundërta ndodh me kafenë. Kafja ose pijet me kafeinë shkaktojnë erë të keqe trupi.

Portokalli kundër kungullit

Frutat absorbohen lehtë nga trupi dhe japin një aromë tepër të mirë. Nga ana tjetër, kungulli përmban kolin i cili shkakton erë të keqe trupore.

Hudhër+qepë dhe kanellë+çaj jeshil

Grupi i dytë, pra kanella dhe çaji jeshil janë një kombinim perfekt që i japin trupit aromë freskie dhe shumë të mirë.

Hudhra dhe qepa përmbajnë komponentë organike të squfurit të cilat metabolizohen dhe eliminohen kryesisht nëpërmjet poreve në trup, duke shkaktuar erë të keqe të trupit.

Selinoja kundër asparagut

Acidi i asparagut ndahet në komponimet e squfurit, të cilat mund të ju japin aromë të padëshirueshme të trupit. Rekomandohet selinoja!

Peshku kundër mishit të kuq

Peshku nuk liron të njëjtat aroma të pakëndshme që lëshohen duke metabolizuar mishin e kuq. Pra, nëse planifikoni të shkoni në një takim, është më mirë të porosisni peshk sesa mish të kuq.

 

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit