Stres, nxitim, mungesë gjumi, mini vakte, e shumë gjëra të tjera si këto mund të pengojnë procesin e humbjes në peshë. Jemi duke bërë provat e kostumit të banjës dhe nëse s’jemi të kënaqur me rezultatet e dietës, do të thotë që po gabojmë. Janë shumë faktorët që mund të influencojnë në mënyrë negative në humbjen në peshë duke filluar nga një regjim ushqimor jokorrekt si dhe nga një jetë sedentare, faktorë kyç që agravojnë bilancin energjetik të përditshëm.

Më poshtë do të lexoni për ritualet e përditshme që shkatërrojnë dietën dhe pengojnë humbjen e kileve të tepërta.

Tejkalimi  i vakteve

Në këtë rast, organizmi ul metabolizmin, mekanizëm që duhet të funksionojmë mirë në mënyrë që të djegim sa më shumë. Tejkalimi i vakteve ose të qëndruarit të uritur nuk të dobëson. Organet dhe indet kanë nevojë për nutrientë në mënyrë që të funksionojnë siç duhet gjatë ditës.

Lejoni të kalojë një kohë e gjatë mes një vakti dhe një tjetri

Efekti është i kundërt me atë që prisni: rritja e ndjesisë së urisë ju shtyn ta hani më shumë dhe pengon humbjen në peshë.

Mosngrënia e mëngjesit

Kërkime të ndryshme theksojnë se mëngjesi i rregullt ndihmon në mbajtjen në kontroll sensin e urisë gjatë ditës dhe ndihmon në ruajtjen e peshës.

Ngrënia shumë vonë në darkë

Organizmi, për shkak të ritmit cirkadian, metabolizon më shumë në orët e ditës dhe më pak në orët e mbrëmjes. Ngrënia e vakteve në mbrëmje, para se të shkosh në shtrat,  pengon humbjen në peshë dhe favorizon disa kile më shumë.

Të peshohesh çdo ditë

Pesha, gjatë ditës, për shkak të faktorëve të ndryshëm mund të luhatet duke ju zhgënjyer apo dekurajuar kur shihini një shtim të papritur.

Të bësh pazare me stomak bosh

Rreziku? Do të tundohesh nga produktet super kalorike dhe do të fusësh në karrocë plot gjëra të dëmshme për trupin dhe shëndetin tënd.

Orët e pakta të gjumit

Studime të ndryshme kanë theksuar se mungesa e gjumit favorizon reduktimin e niveleve të leptinës, hormon i ngopjes, duke rritur atë të grelinës, hormon i urisë.

Gjendja super e stresuar

Ritmet frenetike të stresit janë të dëmshme si për linjat trupore, ashtu dhe për shëndetin. Favorizojnë akumulimin e peshës për shkak të rritjes së kortizolit, hormoni i stresit dhe niveleve të insulinës.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit