Humbja e peshës është një nga përfitimet e shumta të dietës ylber. Hulumtimet kanë vërtetuar gjithashtu se antioksiduesit dhe vetitë alkaline të frutave mund të zvogëlojnë rrezikun ndaj kancerit.

Shije ka mbledhur disa fakte për këtë dietë të koduar me ngjyra dhe si ndikon kjo në shëndetin tonë:

Frutat dhe perimet e ngjyrave të ndryshme në fakt përmbajnë lloje të ndryshme të mikronutrientëve. Kjo është arsyeja pse është jashtëzakonisht e rëndësishme të hani të gjitha ngjyrat në baza të rregullta. Një dietë ylber është një plan ushqimi i cili është i bollshëm në të gjitha ngjyrat.

Rregullat janë të thjeshta dhe të lehta për t'u mbajtur mend.

Hani 5 gota me frutash dhe perime në 5 ngjyra (të kuqe, të verdhë ose portokalli, të bardhë, jeshile, blu se vjollcë) çdo ditë.

Perimet me ngjyrë të kuqe:

  • Përmirësojnë qarkullimin e gjakut
  • Parandalon kancerin e prostatës
  • E mban zemrën e shëndetshëm
  • Mbron lëkurën

Shembuj janë luleshtrydhet, shalqiri, panxhari, qepët e kuqe dhe domatet.

Mundësitë e ushqimit të verdhë dhe portokall janë limoni, karrotat, kunguj, speca të verdha, misër, mollë të verdhë, pjeshkë, kajsi, pjepri, etj.

Ushqimet portokalli përmbajnë shumë beta carotene dhe vitaminë C, të cilat janë shumë të mira për mbrojtjen e lëkurës suaj.
 Beta carotene gjithashtu ul rrezikun e kancerit, sëmundjeve të zemrës, artritit dhe dëmtimit të enëve të gjakut. Luteina është një tjetër komponent i ushqimit të verdhë dhe portokall. Ajo mbron shëndetin e syve, funksionimin e trurit, dhe mund të parandalojë kancerin.

Mundësitë e ushqimit të bardhë janë lulelakra, qepë, rrepkat, hudhrat etj.
Ushqimet e bardha përmbajnë xanthone që ka veti antioksiduese, antiinflamatore dhe anti-trombotike. Ajo parandalon sëmundjet e zemrës dhe nxit sistemin imunitar. Qepët, për shembull, janë probiotikët e mëdhenj. Hudhra përmban alicin që ul sheqerin në gjak dhe parandalon sulmet kardiovaskulare. Qepët dhe hudhra kanë veti anti-inflamatore dhe anti-bakteriale.

Mundësitë e ushqimit të gjelbërt janë spinaqi, trangujt, majdanoz, lime, kungull i njomë, asparagë, gjethe jeshile dhe marulet, avokado, kivi, mollë jeshile, brokoli, bizele etj

Klorofili që përmban ushqime të gjelbra ndihmon në parandalimin e kancerit dhe mban nën kontroll peshën. Ushqimet e gjelbra heqin toksinat nga trupi juaj dhe parandalojnë kancerin. Ushqimet e gjelbra gjithashtu përmbajnë kalium, që ndihmojnë për të mbrojtur zemrën tuaj.

 Mundësitë e ushqimit të kaltër dhe të purpurt janë lakra ngjyrë vjollce, rrush të zi, patëllxhan, boronica, kumbulla, rrush të purpurt etj.
Ushqimi blu dhe i purpurt  ul rrezikun e kancerit dhe janë shumë të mira për traktin urinar. Këto ushqime ulin kolesterolin, luftojnë obezitetin dhe dëmtimin e qelizave tuaja.

Përshtati: Adela Zeneli
Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit