Gatuani këtë recetë të veçantë të piteve dhe do të provoni një shije të mrekullueshme. Ja sesi t’i përgatisni …

Përbërësit: 

  • 3 pite
  • 1 kuti humus qiqrash (me hudhër)
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1/2 filxhan çaji kastravec (i copëtuar)
  • 1/4 filxhan çaji ullinj (të copëtuar)
  • 2 lugë gjelle majdanoz (i copëtuar)
  • 2 lugë gjelle kopër
  • 85 gr djathë
  • 9 domate qershi 

Përgatitja: 

  • Ngrohni paraprakisht furrën në temperaturën 176 gradë Celcius. Lyeni me pak yndyrë format e kiflleve dhe lërini mënjanë. Prisni pitet në 3 pjesë në formën e picës dhe vendoseni secilën në formën e kifleve.
  • Shtypini lehtësisht që të formojnë një formë kupe dhe vendosini në furrë të piqen për rreth 7 minuta. Më pas largojini nga zjarri dhe lërini të ftohen për rreth 10 minuta.
  • Mbushni secilën prej tyre përgjysmë me humus. Ndërkohë në një enë shtoni vajin e ullirit, kastravecat, ullinjtë, majdanozin dhe koprën e prerë. Përziejini mirë dhe hidhni pak nga masa e përgatitur mbi humusin në çdo pite.
  • Në fund, dekorojini pitet me domatet qershi të prera përgjysmë.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit​