Aknet shkaktohen nga një sërë faktorësh, të brendshëm dhe të jashtëm, e meqënëse jemi këtu, ky artikull do t'ju njohë me problemet shëndetësore nga të cilat mund të vuani në varësi të vendodhjes së akneve në fytyrë.

Disa dermatologë mendojnë se aknet në zona të caktuara të fytyrës mund të shkaktohen nga probleme hormonale, të cilat shpesh çojnë në çarje të nofullës dhe të mjekrës. Studimet e fundit gjithashtu kanë treguar se shëndeti i zorrëve mund të jetë një nga arsyet e shfaqjes së akneve në fytyrë.

Më poshtë njihuni me hartën e akneve të fytyrës dhe njëkohësisht me problemet shëndetësore nga të cilat rrezikoni të vuani:

Zona 1: Balli
Aknet në ballë mund të jenë si rezultat i stresit të madh ose pagjumësisë. Ato gjithashtu tregojnë se ju keni probleme me tretjen dhe probleme të mëlçisë.

Zona 2: nofulla dhe mjekra
Aknet në nofull apo mjekër janë pothuajse gjithmonë probleme hormonale. Kjo do të thotë se ju duhet të kontrolloni nivelet e hormoneve.

Këto lloje aknesh mund të jenë rezultat i nivelit të lartë të androgjenit.

Zona 3: Lëkura pranë skalpit të kokës
Aknet ose lëkura e irrituar në skajet e kokës mund të jenë edhe si pasojë e shampos së gabuar që ju përdorni.

Kontrolloni formulën e përbërjes, mundohuni të përdorni produkte natyrale.

Zona 4: Faqet
Aknet në faqe mund të shkaktohen nga konsumi i lartë i sheqerit.

Kjo zonë lidhet edhe me mushkëritë tuaja. Aknet në faqe mund të jenë rezultat i disa problemeve të frymëmarrjes.

Zona 5: Në mes të vetullave
Nëse aknet shpërthejnë në mes të vetullavet, mund të jetë për shkak të problemeve të mëlçisë. Mëlçia ka shumë funksione dhe luan një rol të rëndësishëm në sistemin e tretjes dhe metabolizmit. Aknet në këtë zonë do të thonë se dieta juaj përbëhet nga ushqime të yndyrshme. Bëni kujdes!

Zona 6. Zona sipër buzës dhe hunda
Aknet në hundë tregojnë se ju konsumoni ushqime të kripura dhe me shumë vaj. Mundohuni të zvogëloni sasinë e tyre. Gjithashtu, kushtojini vëmendje shëndetit tuaj të zemrës dhe presionit të gjakut.

Aknet në buzën e sipërme dhe në hundë mund të jetë rezultat i problemeve të zemrës, shpretkës ose mushkërive.

 

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit