Gusha e dyfishtë është një problem i përhapur tek zonjat pas të 40-ve, por jo domosdoshmërisht! Ndodh dhe mund të shfaqet edhe tek vajzat më të reja në moshë, që për arsye të ndryshme kanë një gushë të varur, e cila për hir të së vërtetës nuk ngjan dhe aq bukur!

Njihuni më poshtë me ushtrimet e nevojshme që do t'ju duhet të praktikoni, për t'i shpëtuar njëherë e mirë këtij problemi:

Nxemja e muskujve

Ashtu si çdo stërvitje tjetër edhe muskujt e fytyrës kanë nevojë për nxemje.

Zhvendosni nofullën tuaj përpara dhe prapa duke e sforcuar. Të gjitha lëvizjet duhet të kryhen në mënyrë të ngadaltë. Përsëriteni 8-10 herë ushtrimin.

Bëni një mimikë prej peshku

Një ushtrim që jo të gjithë munden ta bëjnë. Por fillimisht "sfidoni" veten!

Gjatë kryerjes së këtij ushtrimi sigurohuni që buzët tuaja të jenë plotësisht të relaksuara. Përsëriteni 5-7 herë ushtrimin.

"Prekni" me gjuhë hundën

Një mjekër e dyfishtë shoqërohet gjithashtu me dobësimin e muskujve hyoid. Kjo është arsyeja pse duhet të përpiqeni t'i forconi.

Shtrëngoni gjuhën sa më shumë që të jetë e mundur dhe përpiquni të arrini hundën me majën e gjuhës suaj. Përsëriteni 5 herë ushtrimin.

Fytyra e përsosur ovale

Nëse doni t'i ktheni fytyrës një pamje më të re dhe të tërhiqni mollëzat tuaja, bëni ushtrimin në vijim: kthejeni kokën në të majtë dhe tërhiqni nofullën përpara, duke i tendosur/kontraktuar muskujt e qafës.

Pastaj ktheni kokën në të djathtë dhe bëni të njëjtën lëvizje. Përsëriteni ushtrimin 5 herë në secilën anë.

"Puthni gjirafën"

Imagjinoni sikur ju duhet të puthni një gjirafë (ose dikë shumë të gjatë).

Ngrini lart fytyrën dhe shikoni tavanin. Improvizoni sikur do të puthni dikë. Nëse e kryeni saktë stërvitjen, duhet të ndjeni tendosje të fortë në qafën tuaj. Mbajeni këtë pozicion për 5 deri në 8 sekonda. Përsëriteni 5 herë.

Buzëqeshje

Shtrëngoni dhëmbët me gojë të mbyllur dhe përpiquni të shtrini qoshet e buzëve tuaja sa më shumë që të jetë e mundur. Nëse ndieni një tension të fortë në muskujt e mjekrës suaj, atëherë jeni duke e kryer saktë stërvitjen. Përsëriteni 5-8 herë ushtrimin.

 

Përshtati: I.Barushi
Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit